10 pacientë të rinj në Shkodër, raste në bashki dhe në postë

exit.al 1 Korrik 2020, 13:03

10 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Shkodër. Mes tyre është një punonjëse në Bashkinë Shkodër, e infektuar nga kolegia e saj, nënkryetarja e bashkisë.

Ndërsa një tjetër i infektuar është punonjës i degës së postës së Shkodrës.

8 rastet e tjera janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Aktualisht në Shkodër ka 150 të infektuar aktivë.

Shpërndaje te miqtë