"Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendës/presidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendës/presidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme."
Përzgjedhjen e Shqipërisë dhe emërimin e Kadares e përshëndeti presidenti Meta dhe ambasadorja Kim. Presidenti Meta shkroi në rrjetet sociale:"Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror. Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë."
Ndërsa ambasadorja Kim u shpreh:"Urime Besiana Kadare si e përzgjedhura e Shqipërisë në këtë post të rëndësishëm."
Shpërndaje te miqtë
