Hoti: Dialogu me Serbinë vazhdon, e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin

exit.al 1 Korrik 2020, 13:37

Dialogu me Serbinë do të vazhdojë sepse kjo është e vetmja alternativë për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për konkfliktin Kosovë-Serbi. Kështu mësohet se i është drejtuar kryeministri Avdullah Hoti ministrave të tij në mbledhjen e qeverisë në 1 korrik. Ai njoftoi se do ta kryesojë vetë ekipin negociator, për të cilin ende po punohet:

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri.”

Delegacioni i Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Avdullah Hoti, anuloi pjesëmarrjen në takimin me liderët e Serbisë, në Uashington, parashikuar të zhvillohej në 27 qershor. Shkak për anulimin u bë publikimi i akuzave në 24 qershor, ndaj Thaçit e Veselit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë. Thaçi, Veseli e të tjerë akuzohet se kanë vrarë mbi 100 viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre. Shpërndaje te miqtë