Ku ndodhen sot të besuarit e Kryeministrit Rama?

exit.al 18 Maj 2018, 16:06

"Unë kam qendruar strikt dhe nuk i heq asnjë presje nga ajo që kam thënë" — tha sot Kryeminsitri pyetur për gjithë ministrat e kryebashkiakët që ka emëruar, e më pas kanë dalë të lidhur me krimin. Mesa duket, Kryeminsitri Rama vazhdon të mbrojë me këmbëngulje të besuarit e tij, pavarësisht të gjithë skandaleve të ndodhura dhe fakteve të zbuluara që tregojnë të shkuarën e tyre kriminale. Sot të besuarit e Kryeministri ndodhen në:

 - Ish-ministri Saimir Tahiri ndodhet në arrest shtëpiak. Ai është duke u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për bashkëpunim në trafikun e drogës në kuadër të një organizate kriminale. Gjithashtu, një sërë ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë nën hetim për përfshirje në trafikunne drogës.

 - Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është nën hetim për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, dhe sëbashku me ish-kryetarin socialist të Kavajës Gentian Daja janë pjesë e hetimeve për përvetësim të paligjshëm pronash në bregdet.

 - Armando Prenga, deputet i PS, dorëzoi mandatin në shkurt 2017, pasi prokuroria kishte kërkuar heqjen e mandatit në bazë të ligjit të dekriminalizmit për mos deklarimin e precedentë të mëparshëm penal.

 - Alfred Peza, ish-deputet socialist në janar 2017 u hetua për pastrim parash, fillimisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe aktualisht po hetohet nga ajo e Krimeve të Rënda.

 - Një kompani e gruas së kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini është nën hetim për përfshirje në trafikun e drogës, ndërkohë që vetë Zoti Sejdini është nën verifikime nga prokuroria në kuadër të veprimtarive kirminale të disa grupeve të organizuara në zonën e Elbasanit.

Në vend që t’i kërkojë ndjesë qytetarëve që ka përzgjedhur si deputetë, kryebashkiakë dhe ministra njerëz me precedentë penale e me lidhje me krimin, dhe pse jo të jepte dhe dorëheqjen, Edi Rama zgjodhi sot të sulmoi opozitën dhe gazetarët për shpifje dhe akuza. Shpërndaje te miqtë