- Viti 2025 ka qenë një lloj "date orientuese". Vendimet do të merren vetëm në takimin tonë të radhës të Bashkimit Evropian në fund të qershorit.
- Këtu bëhet fjalë vërtet për një datë të përkohshme, e cila duhet të tregojë seriozitetin dhe besueshmërinë e të gjithë procesit. Ne ndihemi të lidhur me detyrimet tona, por tani varet nga shtetet e Ballkanit që të arrijnë përparime.
- Ne kemi thënë gjithmonë qartë dhe këtë e dinë të gjithë: nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri, pa u zgjidhur më parë të gjitha konfliktet bilaterale.
- Këtu në Sofje ne përqendrohemi te "konektiviteti", pra në ato fusha, ku mund të zgjerojmë lidhjet në infrastrukturë, në sektorin e energjisë dhe në ofertat digjitale me njëri-tjetrin. Me këtë perspektivë evropiane ne ofrojmë investime shumë konkrete në infrastrukturë.
- Ne [BE] kemi strategjinë e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kemi publikuar në shkurt. Ajo tregon qartë një perspektivë evropiane për të gjitha këto shtete. Por ende duhet bërë shumë.
- Disa [shtete] kanë ecur më shpejt se të tjera, të gjithë kanë bërë përparime. Një aspekt shumë i rëndësishëm është që këto shtete të përgatiten për një anëtarësim të ardhshëm në BE edhe në infrastrukturë.
- Ne po punojmë për një zonë rajonale të tregtisë së lirë, që do t'u mundësojë shteteve që të kenë marrëdhënie më të mira tregtare me njëra-tjetrën.
- Synimi është që të rritet rendimenti ekonomik i të gjithë kandidatëve, që ata të bëhen më solidë dhe rezistencë dhe më të aftë për konkurencë në Evropë. Shpërndaje te miqtë
