Kryeprokurori kërkon emërimin e prokurorëve të rinj në 5 qarqet e vendit

exit.al 27 Maj 2021, 11:27

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela i kërkoi të enjten Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP emërimin e prokurorëve të rinj, në vendet vakante, në prokurorinë e Kavajës, Gjirokastrës, Beratit dhe Dibrës. Cela u shpreh, sipas mediave se këto prokurori kanë performancë më të ulët në krahasim me prokuroritë e tjera:

“Prokuroritë e Kavajës, Gjirokastrës, Berat dhe Dibrës kanë perfomancën më të ulët. Tropoja, Puka, Kukësi, dhe Kurbini kanë performancë më të lartë. Berati ka performancë më të ulët me çështjes. Mati ka 97% e procedimeve kanë përfunduar dhe është prokuroria me përformancën më të lartë”.

“Në 2020 u gjykuan 26 mijë çështje, 9973 çështje të regijstruara të dërguar në gjykata, 9503 të pandehur në gjykata, 8022 të pandehur janë dënuar”, shtoi kryeprokurori. Kjo ishte dëgjesa e parë e kryeprokurorit në KLP.