Edit Harxhi prezanton programin për kryetare të PD-së

exit.al 27 Maj 2021, 11:13

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershor Edit Harxhi ka paraqitur, të enjten progarmin e saj për PD-në. Ajo ka propozuar:

Decentralizimin dhe autonominë e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.

Rikthimi i çdo personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë Demokratike shtëpinë e tyre.

Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas duhet të jenë anëtarë të partisë me të drejtë vote, si anëtarët e tjerë.

Ngritjen e një Akademie Politike funksionale, e cila do të trajnojë brezin e ri të politikanëve të djathtë.

Zgjedhjet e brendshme në PD do të mbahen në 13 qershor. Vendimi erdhi pas humbjes së zgjedhjeve të dyta parlamentare nga PD. Kandidatët garues janë Basha, Shehaj, Kadilli dhe Harxhi. Shpërndaje te miqtë