Kryeministri Rama: gati 5 mijë dollarë për një ndeshje basketbolli

exit.al 6 Janar 2016, 10:37

Siç është bërë e ditur, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij gjatë pushimeve në Majami, kanë parë ndër të tjera, ndeshjen e basketbollit midis ekipit të Miami Heat dhe Indiana Pacers.

Ata ishin ulur në pjesën më të preferuar të stadiumit në rrjeshtin e parë anash fushës. Për ndeshjen që pa Kryeministri biletat për ato vende kanë kushtuar jo më pak se 4 mijë dollarë dhe, në varësi të vendit të blerjes, deri në 5 mijë dollarë.

Duke patur parasysh se, sipas ligjit, Kryeministri nuk mund të pranojë dhurata në vlera të tilla, i bie që ai ka harxhuar nga kursimet e tij të paktën 5 mijë dollarë vetëm për të parë një ndeshje baskebolli.