Prokuroria heton Rezart Taçin për evazion fiskal

exit.al 5 Janar 2016, 21:51

Prokuroria e Tiranës ka hapur zyrtarisht proçedim penal për Zotin Rezart Taçi. Ai akuzohet për shmangie të pagesës së taksave nga kompania ARMO.

Në përfundim të hetimit prokuroria do të dërgojë dosjen në gjykatën e Tiranës.

Zoti Taçi, në rast se shpallet i fajshëm, mund të dënohet me gjobë ose 3 vjet burg .