Rama bisedon me Presidentin e KE-së për nisjen e negociatave me BE-në

exit.al 30 Tetor 2020, 19:45

Kryeministri Edi Rama ka biseduar me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel lidhur me Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama tha se pjesë e diskutimit ishite edhe Plani Europian për Investime në rajon si dhe ecuria e projektit për Schengenin Rajonal.

Edhe Presidenti i KE, Michel njoftoi video-telefonatën me kryeministrin Rama.

Në rrjetin social Twitter ai shprehu padurim për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë.

Shpërndaje te miqtë