"Ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike, ku ne si prindër, mësuesit por edhe fëmijët do të duhet të përshtatemi me të tjera orare, me një model të ri mësimdhënieje e me një qeveri të paaftë për ta administruar situatën dhe të gatshme që të gjitha dështimet në arsim t’i justifikojë me pandeminë.
Mësuesit e Shqipërisë janë lënë të vetëm në përballimin e sfidave të këtij viti të ri shkollor, mes kushteve të pafavorshme të punës, pagave shumë të ulëta krahasimisht me kontributin e tyre dhe protokolleve jo efikase anti-Covid-19."
Shpërndaje te miqtë
