Policia nis verifikimin e emigrantëve, gjoba e deportim për të paligjshmit

exit.al 14 Shtator 2020, 13:18

Policia e shtetit ka nisur punën për identifikimin dhe verifikimin e të gjithë shtetasve të huaj në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka dërguar shkresë zyrtare drejtuesve të policisë në qarqe për të kontrolluar nëse të huajt në Shqipëri kanë apo jo leje-qendrimi.

Veliu, po ashtu, ka kërkuar që të merren masa për ata të huaj që kapen në shkelje, pa leje qendrimi të rregullt.

Për këto raste, mund të vendoset gjobë deri në deportimin e shtetasit në vendimin e origjinës apo dhe nisje e procedimeve për kalim të paligjshëm të kufijve.

Nisma e Veliut duket se vjen në një moment kur Shqipëria është kthyer në një pikë tranziti për emigrantët e paligjshëm, të cilët vijnë nga Lindja e Mesme dhe kanë si qëllim të kalojnë në vendet e BE-së.

Çdo ditë policia shqiptare arreston emigrantë, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga pikat kufitare të jugut dhe udhëtojnë drejt Tiranës e më pas veriut, për të dalë nga Shqipëria përmes pikave kufitare të veriut.

Prania e emigrantëve të paligjshëm se po shfrytëzohet dhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët në këmbim të pagesave, i premtojnë emigrantëve ndihmë për transport e kalim të kufijve.

Shpërndaje te miqtë