Operacioni Forca e Ligjit kërkoi, të hënën, deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar për trafik droge e vrasje në Durrës e Tiranë. Ata janë:
- Alket Zeneli - banues në Vorë, i dënuar për 'kultivim bimësh narkotike';
- Durjan Guza - banues në Durrës, i dënuar për 'trafikim narkotikësh';
- Marjel Firza - banues në Durrës, i dënuar për 'vrasje në rrethana cilësuese'.
Personat duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orëve. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.
Shpërndaje te miqtë
