"Unë jam për atë sistem, që vota ime, dhe e të gjithëve të jetë e barabartë. Për mua lista e mbyllur është mungesë demokracie. Do ta bësh me qark, bëje, do proporcional kombëtar, bëje.
…Shkojmë drejt një referendumi, dhe hajde të përgatitemi e të vendosim si popull, për sistemin zgjedhor, për zgjedhjen e presidentit. Këtu mungon vetëm vullneti politik i një individi.”
Kryemadhi thesksoi se zgjedhjet janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës politike:"Zgjedhjet janë e vetmja mundësi që mbyll këtë mish amash të madh që është krijuar në vend. Kjo zgjidhje do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve. Kjo krizë e tejzgjatur do të sjelle një kolaps të ekonomisë që në fund do e paguajnë shqiptarët dhe jo klasa politike".
Ajo pohoi se hapja e negocitatave nuk do ketë ndonjë ndikim në mbaë vajtjen e zgjedhjeve, pasi “zgjedhjet as nuk fitohen as nuk humben me një hapje të negociatave". Kryetarja e LSI-së komentoi rolin e ndërkombëtarëve në politikën e vendit:"Ne kemi pasur një armik, dhe që ka qenë partner në krijimin e situatës ku jemi sot, dhe që janë ndërkombëtarët.
Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve në punët e brendshme të Shqipërisë. Unë jam një nga njerëzit që debatoj më shumë me të huajt".
Gjatë diskutimit në studio, Kryemadhi sqaroi edhe lejen për ndërtimin e një pallati në pronën e babait të saj:"Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, me të cilën shkolloj fëmijët e mij. Edi Rama ma dha lejen mua dhe Lulzim Basha".
