Kriza në Spanjë, gjykata anulon pavarësinë e Katalonjës

exit.al 31 Tetor 2017, 14:12

Gjykata kushtetuese e Spanjës ka anuluar  sot deklaratën katalanase të pavarësisë, e shpallur ditën e premte nga parlamenti katalanas dhe presidenti rajonal Puigdemont.

Ndërkohë kuvendi spanjoll shkarkoi presidentin Puigdemont,  i cili tani mund të përballet me akuza për rebalim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Bashkë me ish-presidentin, dhe pesë zyrtarë e aktivistë të tjerë mund të vihen nën akuzë. Gjykata e Lartë ka kërkuar dëshminë e gjashtë të dyshuarve në ditët në vazhdim.

Por, ish-presidenti Puigdemont së bashku me disa anëtarë të kabinetit të tij janë larguar për në Belgjikë, pak orë përpara publikimit të lajmit për akuzat e mundshme ndaj tyre.

Prania e Puigdemont në Belgjikë u konfirmua mëngjesin e sotëm, kur një avokat në emër t ëish-presidentit njoftoi se ai do të mbajë një konferëncë për shtyp nga Brukseli, në mesditë.

Avokati tha se ish-presidenti dhe kabineti i tij ende nuk e kanë vendosur nëse do të kërkojnë azil në Belgjikë. Në media ka poashtu spekulime se katalanasit mund të formojnë një qeveri në mërgim.

Shpërndaje te miqtë