“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombëtare greke si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit.”
Prishja e 19 banesave në Himarë, jo e bërë sipas parashikimeve ligjore, është dhe shkelje e të drejtave kushtetuese të qytetarëve. Qeveria Rama, po ashtu, në këtë rast ka shkelur dhe një prej kritereve të BE-së për hapjen e negociatave. Respektimi i të drejtave të njeriut, e veçanërisht i të drejtës së pronës është një prej kushteve që BE i ka vënë Shqipërisë për t’i hapur negociat. Edhe pse ky kusht rallë përmendet në diskutimin publik shqiptar, është një kusht po aq i rëndësishëm sa edhe reforma në drejtësi dhe lufta kundër drogës e krimit. Institucionet dhe drejtuesit e lartë të BE-së e kanë pohuar qartë, në çdo deklaratë publike, se respektimi i të drejtës së pronës është kusht ndaj qeverisë shqiptare. Shpërndaje te miqtëHimarë, nis prishja e shtëpive në Himarë, banorët protestojnë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot shembjen e 19 banesave shtëpive në qëndër të Himarës, në kuadër të ndërtimit të bulevardit të ri.
Prishja e banesava po shoqërohet me tension dhe protestë nga ana e qytetarëve. Forcat e shumta të policisë kanë formuar barrikadë mes banorëve dhe IKMT-së, për t'i lejuar fadromave të vijojnë punën.
Prishja e këtyre banesave është kundërshtuar jo vetëm nga banorët e zonës, por dhe nga qeveria greke, e cila e konsideron miratimin e projektit për qëndrën e Himarës dhe prishjen e banesave të minoritetit grek si shkelje të hapur të të drejtave të pakicës kombëtare greke.
Plani urbanistik i Himarës, pjesë e së cilit ishte dhe ndërtimi i bulevardit të ri, u miratua në gusht 2017, mes shumë protestash nga banorët, si dhe nga Përfaqësues të pakicës kombëtare minoritare në Himarë.
Menjëherë pas miratimit të planit, reagoi dhe Ministria e Jashtme greke duke e kundërshtuar vendimin.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Jashtme greke shkruante:
Të sugjeruara
Makina e baltosjes kundër Zaganit është në pilot automatik
30 Tetor 2017, 19:40Rama shpall linjat kryesore të buxhetit 2018
30 Tetor 2017, 17:20
Arroganca që mbyti empatinë dhe vrau që në lindje “Besën”
21 Gusht 2026, 12:17
