Spanjë/ Ndërtohet spital i ri Covid-19 në 3 muaj

exit.al 1 Dhjetor 2020, 19:35

Spanja ka ndërtuar një spital të ri për të trajtuar të sëmurët me Covid-19, në Madrid. Spitali i ri, i ngritur për 3 muaj ka kushtuar rreth 100 milionë euro. Ai ndodhet afër aeroportit të Madridit. Madridi u kritikua kohët e fundit nga opozita vendore për numrin e ulët të punonjësve shëndetësorë.

Spitali i ri u quajt Isabel Zendal në nder të infermieres të shekullit të 19, e cila drejtoi fushatën e vaksinimit në Spanjë.

Ai ka një kapacitet prej 1, 056 shtretërish, përfshirë 48 shtretër në reanimacion. Vendosja e tij në punë kërkon 669 infermierë, doktorë dhe teknikë mjekësor. “Punësimi do të nisë gradualisht sipas nevojës së sistemit shëndetësor”, tha drejtuesi rajonal i Madridit.

Spanja ka regjistruar më shumë se 1, 6 milionë raste të koronavirusit, vendi i dytë në Evropë për numrin e të infektuarve, dhe më shumë se 45 mijë viktima, që prej fillimit të pandemisë.

Shpërndaje te miqtë