KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Administrativ, Bernina Kondi

exit.al 15 Qershor 2020, 16:09

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi.

KPK gjeti probleme në kriterin e pasurisë së gjyqtares Kondi. Sipas KPK gjyqtarja kishte mungesë të burimeve financiare në vlerën 1 milion lekë dhe nuk justifikonte gjendjen cash të bashkëshortit në shumën 2.5 milionë lekë, shumë e deklaruar si një prej burimeve për blerjen e  një apartamenti në vitin 2011.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Gjyqtarja Kondi pohoi pas seancës se do të apelojë vendimin e KPK-së.

Shpërndaje te miqtë