Një i plagosur në një konflikt me armë në Shkodër

exit.al 4 Qershor 2020, 09:04

Një person është plagosur pas një konflikti me armë në mesnatë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Katedrales, në lagjen “Vasil Shanto”.

I plagosur është një 27-vjeçar me inicialet V.K., banues në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Policia ka bërë identifikimin e autorit por ende nuk ka arritur ta kapë.