Kosovë, 2 pacientë me Covid-19 humbin jetën në 24 orë

exit.al 6 Prill 2020, 10:32

2 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e viktimave në 3.

Pacientët janë një 59-vjeçar dhe një 70-vjeçare. Të dy vuanin dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese dhe  me sëmundje shoqëruese dhe të shtruar në terapi intensive prej ditësh.

Që prej 12 marsit, kur u identifikua pacienti i parë me koronavirus në Kosovë, vetëm një kishte humbur jetën.

Deri më 6 prill, në Kosovë ka 145 të infektuar nga 1964 persona të testuar në total.