Shkodër, zbulohen 6 të infektuar të tjerë, shkon në 44 totali

exit.al 6 Prill 2020, 09:13

6 persona të tjerë me koronavirus janë identifikuar në Shkodër, duke e çuar totalin e të prekurve në 44.

Sipas gazetarit Simon Shkreli, në 24 orë janë testuar 26 persona, prej të cilave 6 kanë rezultuar të infektuar.

3 prej të infektuarve janë familjarë të dy familjeve në Kiras dhe Dobraç, dy vatra të cilat u zbuluan më 3 prill.

Ndërsa 3 të tjerë janë dy të afërm të të moshuarës 80-vjeçare nga Shkodra e cila humbi jetën  2 ditë më parë dhe infermieri që i shërbente asaj.

Shkodra është qarku i dytë pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve. Deri më 3 prill, në Shkodër kishte vetëm 10 të prekur, por brenda 3 ditëve numri është katërfishuar duke e kthyer qytetin në një vatër të rrezikshme të koronavirusit.