Kosova nis mësimin në 18 janar

exit.al 14 Janar 2021, 18:31

Mësimi në Kosovë do të rinisë në 18 janar, ka konfirmuar të enjten ministri në detyrë i Arsimit Ramë Likaj.

Ai zhvilloi të enjten një takim më drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit. Përmes një njoftimi Likaj bëri me dije se iu ka kërkuar atyre që të nisin përgatitjet për semestrin e dytë i cili do të nis më 18 janar.

Në një postim në Facebook ai njoftoi:

“Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASH. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë aktorëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit”.

Qeveria e Kosovës ka zbatuar vendime për shkurtimin e semestrave si dhe për ndryshimin e datave të fillimit të këtyre të fundit.

Si pasojë e pandemisë shkollat u mbyllën në Kosovë dhe janë bërë një sërë ndryshimesh në zhvillimin e procesit mësimor si, shkurtimi i orëve apo mësimi me grupe.

Shpërndaje te miqtë