Përditësim 14 janar: 660 raste të reja dhe 5 viktima me Covid-19

exit.al 14 Janar 2021, 17:38

660 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 65,994.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 5 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021)

Raste të reja ditore 660

Të shëruar në 24 orë 386

Të shtruar në spitale 271

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3695

Testime totale 304,108

Raste pozitive 65,994

Raste të shëruara 39,246

Raste Aktive 25,487

Humbje jete 1261

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14720

Fier 1846

Shkodër 1388

Durrës 1390

Lezhë 1023

Vlorë 1032

Korçë 933

Elbasan 966

Berat 827

Dibër 528

Gjirokastër 463

Kukës 371

Shpërndaje te miqtë