Dy shkencëtare fitojnë çmimin Nobel në Kimi

exit.al 7 Tetor 2020, 14:05

Shkencëtarja franceze, Emmanuelle Charpentier, dhe studiuesja amerikane, Jennifer A. Doudna, fituan Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit, të njohur si CRISPR.

Ato u shpallën fituese të mërkurën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi.

Përdorimi i rregullimit gjenetik CRISPR/Cas9 lejon mundësinë e ndryshimit të "kodit të jetës gjatë disa javësh".

Nobeli për letërsinë do të shpallet më 8 tetor ndërsa për paqen më 9 tetor.

Shpërndaje te miqtë