Kongresi çertifikon Biden si president të SHBA-ve

exit.al 7 Janar 2021, 09:52

Joe Biden do të jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kongresi çertifikoi votat elektorale të Biden. Ai do të betohet me 20 Janar.

Çertifikimi i votave elektorale të Biden erdhi një ditë pas sulmeve në Kongres nga mbështetësit e Trump.

Ata kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve duke u përplasur me policinë dhe hynë në sallën ku po zhvillohej seanca.

Nga protesta u raportua një viktimë. Trump përshendeti mbështetësit e tij, por ju bëri thirrje për të shkuar në shtëpi.

 

Shpërndaje te miqtë