Komisionet parlamentare miratojnë marrëveshjen për sigurimin e vaksinës anti Covid-19

exit.al 26 Tetor 2020, 14:53

Komisionet parlamentare miratuan të hënën marrëveshjen mes Shqipërisë dhe COVAX për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, shteti shqiptar do të paguajë fillimisht 4 milionë dollarë.

Fillimisht do të merren 1 milionë e 140 mijë doza vaksinash, të cilat do të përdoren për personat mbi 60 vjeç,staf mjekësor dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë qeveria ka programuar rreth 12 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për sigurimin e vaksinës.

Shpërndaje te miqtë