Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e dy gjyqtareve

exit.al 11 Gusht 2020, 14:45

Komisioneri Publik ankimoi vendimet e konfirmimit në detyrë për Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Etleva Deda, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Komisioneri argumenton se KPK nuk ka kryer një hetim të thellë e të detajuar në lidhje me të dy gjyqtaret si dhe kërkon hetimin në të trija kriteret për to.

KP kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtareve pasi nuk arrijnë nivelin e besueshmërisë për konfirmim.

KPK konfirmoi me 1 korrik gjyqtaren Hoxha dhe 12 qershor gjyqtaren Deda.

Shpërndaje te miqtë