Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova shtesë për Beratin

exit.al 4 Qershor 2021, 11:45

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD dhe LSI për paraqitjen e provave shtesë për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjve në qarkun e Beratit.

LSI u shpreh në Kolegj se nëse hapeshin të gjitha kutitë e votimit, ajo fitonte një mandat deputeti. Ndërsa, PD ka kërkuar marrjen e provave shtesë nga institucionet e vendit.

Njësoj si Kolegji Zgjedhor ka vepruar edhe Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, më parë në lidhje me Beratin. I vetmi ndryshim ishte se KAS pranoi të rinumërojë disa kuti votimi në Berat, prej të cilave rezulttai mbeti i pandryshuar.

Kolegji Zgjedhor do të japë vendimin përfundimtar pas shqyrtimit të pretendimeve të PD-së dhe LSI-së.