Hollanda bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën

exit.al 4 Qershor 2021, 11:02

Hollanda bllokoi liberalizimin e vizave me Kosovën. Kështu deklaroi Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, në një përgjigje ekskluzive për KosovaPress.

Sipas saj vendimi u bazua në përpjekjet e pakta të Kosovës për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kundër liberalizimit të vizave ka qënë edhe Franca e Belgjika.

Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk lëviz lirisht në BE.