Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e gjyqtarëve

exit.al 8 Qershor 2021, 11:15

Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike, PD për heqjen e 7 gjyqtarëve nga trupa gjykuese e Kolegjit për ankimimet e zgjedhjeve.

PD kërkoi të henën largimin e 7 nga 8 gjyqtarët e trupës gjykuese për gjykimin e zgjedhjeve të 25 prillit në 3 qarqe, për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Gjithashtu, PD u shpreh se ky gjykim është i paligjshëm, sepse Kolegji nuk mund të gjykojë një kërkesë për veten.

Kolegji vendosi ta shqyrtojë kërkesën brenda 24 orëve.