Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën

exit.al 31 Maj 2021, 13:18

Kolegji Zgjedhor vendosi të hënën rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSi  për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës.

PD ankimoi në Kolegj vendimin e KAS për të mos marrë 16 prova të kërkuara nga ata dhe LSI.

KAS vendosi mos pranimin e provave shtesë të PD-së për qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Gjithashtu KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shpallje të pavlefshme e ripërsëritje të zgjedhjeve në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës dhe Shkodër.