LSI e quan KAS ‘organizatë politike të Rilindjes’

exit.al 31 Maj 2021, 11:40

LSI e quajti të hënën Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve “një organizatë politike të Rilindjes.”

Përmes një postimi në Facebook, sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari shkruajti se KAS nuk mori parasysh asnjë nga provat e opozitës siç ishin: votimi i shumfishtë, problemet me fletët e votimit në kuti, punësimi i militantëve në kundërshtim me ligjin, pengimi për të votuar i qytetarëve nga Maqedonia dhe Greqia.

“KAS organizatë politike e Rilindjes. Nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.”

Reagimi i Brahimllarit erdhi pas vendimit të KAS për të rëzuar kërkesën e LSI dhe PD për të përsitur zgjedhjet në Elbasan dhe Korçë.