KLSH kallëzon punonjësit e zyrës së regjistrimit të pasurive

exit.al 3 Dhjetor 2015, 12:59

Sot, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në prokurori pesë punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtëshme në Fier.

Katër specialistë dhe ish-regjistruesi akuzohen për shpërdorim detyre, në periudhën janar 2013 – maj 2015.

KLSH gjatë auditimit, gjeti shkelje në legalizimin e pronave në zona shtetërore apo në zona ku nuk lejohet fare ndërtimi .