Grevë e përgjithshme në Greqi

exit.al 3 Dhjetor 2015, 12:52

Sot, në Greqi zhvillohet një grevë e përgjithëshme 24 orëshe. Nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm çdo institucion shtetëror është i mbyllur. Spitalet funksionojnë vetëm me stafet e emergjencës.

Kjo është greva e dytë brenda 20 ditëve e mbajtur kundër uljes së pensioneve nga qeveria Tsipras.