Klosi: Nis aplikimi online për stacione plazhi

exit.al 18 Maj 2021, 12:08

Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaroi se do të hapet sistemi i aplikimit për online për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi.

Aplikimi do të bëhet nëpërmjet platformës e-albania, sqaroi Klosi, në mbledhjen e Task-Forcës për turizmin, më 18 maj.

Ministri u shpreh se edhe për sezonin turistik 2021 do të ketë një protokoll për masave anticovid, njësoj si viti i kaluar. Këto masa ende nuk janë vendosur.