Kosovë, 97 të infektuar të rinj dhe asnjë viktimë

exit.al 8 Shtator 2020, 20:42

Në Kosovë u regjistruan të hënën 97 raste të reja të infektuar me koronavirus dhe asnjë viktimë, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në 24 orët e fundit u shëruan 139 pacientë, duke e çuar në 10,782 numrin në total.

Numri i rasteve aktive është 2,951 persona.

Në total, Kosova raporton 14,301 të infektuar dhe 568 viktima që nga nisja e pandemisë Covid-19.

Shpërndaje te miqtë