KLD zgjedh gjyqtarin Demiraj në krye të Gjykatës së Apelit

exit.al 7 Mars 2016, 16:35

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi sot, Zotin Hysni Demiraj kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë. Zoti Demiraj mori tetë vota pro dhe një kundër. Mandati i tij në krye të Gjykatës është katër vjeçar.

Në garë me zotin Demiraj ishte gjyqtari Gramoz Levanaj dhe ish kreu i Apelit Alaudin Malaj.

Në mbledhjen e sotme të KLD-së u votua dhe për anëtarët e Gjykatës së Apelit Administrativ. Fituesit janë: Fjoralba Prifti, Bernina Kondi, Arjan Qafa, Amarildo Laçi dhe Bari Shyti. Gjithashut, Zoti Sokol Pasho u votua si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Shpërndaje te miqtë