KLD zgjedh sot Kryetarin e Gjykatës së Apelit

exit.al 7 Mars 2016, 11:49

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të zgjedhë sot Kryetarin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Për këtë post kandidojnë gjyqtarët Hysni Demiraj, Gramoz Levanaj dhe Alaudin Malaj. Ky i fundit është kreu aktual i Apelit, që sapo i ka mbaruar mandati.

Gjyqatari Malaj kërkoi dje që gjyqtari Gjin Gjoni, anëtar i KLD-së, të mos marrë pjesë në votimin për kryetarin e ri. Pjesëmarrja e tij në votim, sipas gjyqtarit Malaj, përbën konflikt interesi, pasi Zoti Gjoni, dy vjet më parë, ka bërë një kallëzim penal ndaj Zotit Malaj.

Nuk dihet ende nëse kërkesa e gjyqtarit është miratuar.

Në mbledhjen e sotme do të zgjidhen dhe gjashtë anëtarë për Gjykatën Administrative të Apelit.

Shpërndaje te miqtë