Kina krahason sulmin në Kapitol me protestat në Hong Kong

exit.al 7 Janar 2021, 10:56

Kina ka krahasuar sulmin ndaj Kapitolit të SHBA nga mbështetësit e Presidentit Donald Tramp dhe protestave pro-demokracisë të vitit të kaluar në Hong Kong, por vuri në dukje se askush nuk kishte vdekur kur demonstruesit morën pushtuan godinën e ligjvënësve në Hong Kong.

Klipet e skenave kaotike nga Uashingtoni u transmetuan në mënyrë të përsëritur në televizionin shtetëror kinez, raporton Reuters.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Hua Çunjing tha në një konferencë të përditshme se ndërsa ngjarjet në Hong Kong në 2019, kur parlamenti i qytetit u sulmua, ishin më "të ashpra" se ato në Uashington, "asnjë demonstrues nuk vdiq".

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë në gjendjen e tyre më të keqe në dekada mbi një sërë mosmarrëveshjesh, duke përfshirë goditjen e rëndë të Kinës ndaj Hong Kongut.

Hua dënoi gjithashtu komentet e Sekretarit të Shtetit të SHBA Majk Pompeo në të cilat ai tha se Uashingtoni mund të vendosë sanksione ndaj atyre që u pëfshinë në arrestimin e mbi 50 personave në Hong Kong dhe do të dërgojë ambasadorin e SHBA në Kombet e Bashkuara për të vizituar Tajvanin.

Muajt ​​e protestave anti-qeveritare në Hong Kong në 2019 përfshinë sulmet me 1 korrik të godinës legjislative së qytetit, ku kërkoheshin reforma demokratike që Pekini në fund të fundit i prishi me legjislacionin e ri të sigurisë kombëtare. Një burrë vdiq pasi ra nga një parking gjatë një proteste në qytet.

Policia në Uashington tha se katër persona vdiqën dhe 52 u arrestuan pasi mbështetësit e Tramp sulmuan Kapitolin e SHBA të mërkurën në një përpjekje për të ndaluar Kongresin nga certifikimi i fitores në zgjedhje të Presidentit të zgjedhur Xho Bajden.

Shpërndaje te miqtë