BE miraton përdorimin e vaksinës së Moderna-s

exit.al 7 Janar 2021, 11:46

Bashkimi Europian ka miratuar vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë amerikane “Moderna”.

Miratimi i Komisionit ka ardhur pasi Agjencia Evropiane e Barnave dha rekomandimin që vaksina e prodhuar dhe testuar nga Moderna është e sigurt për përdorim.

Sipas rekormandimit të agjencisë, vaksina duhet të përdoret në persona që janë mbi 18 vjeç.

Për miratimin e vaksinës është shprehur në Twitter edhe komisionerja europiane e shëndetësisë, Stela Kiriakides.

“Vaksina anti-COVID nga Moderna është aprovuar për përdorim emergjent nga Komisioni i Bashkimit Evropian. Tani duhet të fillojë vaksinimi i shpejtë. Ndërkohë, durimi, vigjilenca dhe vetë-disiplina janë thelbësore për të mbrojtur njëri-tjetrin”, tha Stella Kyriakides, komisionere e shëndetësisë në BE.

Vaksina e Moderna-s është e dyta e miratuar për përdorim nga BE, pas asaj të kompanive partnere Pfizer dhe BioNTech.

Shpërndaje te miqtë