Këshilli Politik dakord për ndryshimin e periudhës së zhvillimit të zgjedhjeve

exit.al 26 Maj 2020, 12:26

Këshilli Politik ka rënë dakord për të ndryshuar periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Me ndryshimet e reja, zgjedhjet do të mbahen në një prej të dielave të periudhave 15 prill-15 maj dhe 15 tetor-15 nëntor.

Sipas Kodit aktual Zgjedhor, presidenti ka të drejtë të përcaktojë datën e zgjedhjeve një nga të dielat e fundit të periudhës nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Zakonisht zgjedhjet e fundit në vend janë mbajtur të dielat e fundit të qershorit.

Propozimi për ndryshimin e ditës së mbajtjes së zgjedhjeve ka qenë propozim i PD-së, si mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik.