Këshilli Kombëtar i Punës miraton rritjen e pagës minimale

exit.al 16 Tetor 2020, 17:28

Këshilli Kombëtar i Punës vendosi rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë. Aktualisht paga minimale është 26 mijë lekë të reja.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj njoftoi se paga bazë minimale në shkallë vendi, është e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.

Në një postim në Facebook, Denaj shkruan:

"Angazhimi i Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është tregues i vëmendjes që kemi ndaj kërkesave të sindikatave.

Bashkëpunimi ndërinstitucional në kuadër të përgjegjësisë sociale ka sjellë si rezultat rritjen e pagës minimale mbi parimin e "Pagës së Denjë per Punë të Denjë".

Vendimi për rritjen e pagës minimale u paralajmërua para dy javësh nga kryeministri, Edi Rama.

Shpërndaje te miqtë