Parlamenti miraton ndryshime në ligjin kundër diskriminimit dhe dhunës në familjes

exit.al 16 Tetor 2020, 15:43

Parlamenti miratoi të enjten dy projektligje në lidhje me diskrimimin dhe dhuën në familje.

Në lidhje me ndryshimet në ligjin për dhuën në familje është shtuar si masë, largimi i dhunuesit nga banesa. Kjo masë do të jetë e detyrushme në çdo rast. Nga ana tjetër parashikohen masa të tjera si vendosja e dhunuesit të varur nga alkooli, droga apo me probleme mendore në institucione rehabilituese.

Në ligjin kundër diskriminimit u parashikua ndalimi i gjuhës së urrejtjes ndaj grave në politikë.

Projektiligjet u miratuan me shumicën e votave në Kuvend.

Shpërndaje te miqtë