Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutë kunder ISIS

exit.al 21 Nëntor 2015, 11:14

Udhëheqësit botërorë kanë votuar unanimisht një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila i bën thirrje vendeve që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar ISIS në Siri dhe Irak.

Këshilli i Sigurimit ra dakord për rezolutën , e cila thotë se grupi barbar përbën një kërcënim global ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Teksti i OKB-së nuk japin ndonjë bazë ligjore për veprime ushtarake.

Rezoluta thekson se OKB-ja është e vendosur për të luftuar me të gjitha mjetet këto sulme sistematike dhe të përhapura nga ISIS.