Rritet alarmi për sulme terroriste në vend

exit.al 20 Nëntor 2015, 18:51

Qeveria shqiptare ka kaluar në nivelin më të lartë të alarmit për gjendjen e sigurisë në vend, për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur, gjithashtu, nivelin e saj të sigurisë. Ajo, madje, ka njoftuar qytëtarët amerikanë në vend që të evitojnë vendet e populluara.

Këto lëvizje janë të koordinuara mes qeverisë shqiptare dhe Ambasadës Amerikane.