Këpuca e medafshit e mbretëreshës Marie Antoinette del për shitje në Versajë

exit.al 15 Nëntor 2020, 09:20

Një këpucë mëndafshi që i përkiste Marie Antoinette, mbretëreshës së fundit të Francës e cila u ekzekutua gjatë Revolucionit Francez, do të dalë në ankand të dielën - me një çmim fillestar prej 10,000 eurosh (11,800 dollarë). Këpuca mban emrin e mbretëreshës në thembrën e saj.

Shitja bëhet në Pallatin e Versajës, ku mbretëresha - e cila ka hyrë në histori si një simbol i ekseseve të monarkisë franceze - dhe mbreti Louis XVI u gjykuan para se të ekzekutoheshin ne gijotinë në 1793.

Jean-Pierre Osenat, nga shtëpia e ankandit që po kryen shitjen tha se mendohet se ajo e kishte veshur atë rregullisht gjatë jetës së përditshme në pallat.

"Ky ankand po vjen në një kohë kur francezët po përballen me pasiguri të vërteta në lidhje me vlerat e tyre, dhe shumë prej tyre janë duke u kapur pas historisë së Francës," tha Osenat.

"Marie Antoinette është dikush që zgjon interesin e të gjithë botës”, tha ai.

Shpërndaje te miqtë