Zjarr në një spital në Rumani: Humbin jetën 10 pacientë me kovid

exit.al 15 Nëntor 2020, 09:11

10 pacientë me kovid dhe të tjerë janë në gjendje kritike pas shpërthimit të një zjarri në reanimacionin e një spitali në Rumani.

AFP njoftoi se zjarri ra gjatë pasdites në reanimacionin e një spitali në qytetin e Piatra Neamt, në Rumani.

“10 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë janë në gjendje kritike, përfshirë një doktor, tha një zëdhënëse e spitalit Irina Popa për AFP.

8 nga viktimat vdiqën si pasojë e flakëve ndërsa dy të tjerë gjatë evakuimit. Doktori i cili u përpoq të ndihmonte pacientët pësojë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në 80% të trupit.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe prokuroria ka nisur hetimet. Të shtunën Rumania raportoi 129 vdekej të lidhura me koronavirusin.

Shpërndaje te miqtë