KAS shqyrton sot kërkesën e LSI për zgjedhjet e Durrësit

exit.al 26 Maj 2021, 09:39

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mblidhet të mërkurën në orën 10.00 për të rinumëruar 108 kuti në qarkun e Durrësit.

Rinumërimi erdhi pas kërkesës së LSI-së, e cila për të marr mandatin që pretendon se ka humbur duhet të sigurojë 136 vota shtesë.

Javën e kaluar KAS vendosi për rinumërimin e 114 kutive të votimit në qarkun Berat, nga ku LSI arriti të marr vetëm 15 vota shtesë nga 77 që nevojiteshin për rillogaritjen e mandateve në qark.