OBSH nën presion për të vazhduar hetimet ndaj Covid-19

exit.al 26 Maj 2021, 08:46

Amerika dhe vendet e tjera kanë bërë thirrje për një hetim më të thelluar mbi origjinën e pandemisë, pas një misioni ndërkombëtar në Kinë.

Vendet i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vazhdojë të kërkoj për të zgjidhur misterin se si Covid-19 filloi përhapjen tek  njerëzit.

"Ne theksojmë rëndësinë e një hetimi të fortë gjithëpërfshirës dhe të udhëhequr nga ekspertët për origjinën e Covid-19", tha përfaqësuesi i SHBA-ve Jeremy Konyndyk të martën në takim e OBSH-së.

Australia, Japonia dhe Portugalia ishin ndër vendet e tjera që kërkuan hetim, ndërsa përfaqësuesi britanik kërkoi që çdo hetim të jetë "në kohë, i drejtuar nga ekspertët dhe i mbështetur në shkencë".

Përcaktimi se si virusi që shkakton Covid-19 filloi të përhapet shihet si jetësor për të parandaluar shpërthimet e viruseve të tjera në të ardhmen