KAS nis shqyrtimin e ankesave për Elbasanin

exit.al 27 Maj 2021, 12:26

Komisioni i Ankimimeve po shqyrton më 27 maj ankesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për vjedhjen e votave në Elbasan.

PD dhe LSI kanë kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre në këtë qark.

KAS deri tani ka rrëzuar ankimimet e subjekteve politike, PD dhe LSI për qarqet e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës.

PD akuzoi gjatë seancës së KAS, të enjten se Taulant Balla në bashkëpunim me personat me të shkuar kriminale në Elbasan kanë blerë vota tek qytetarët.